Republika e Kosoves

Leposaviq

Kuvendi i Komunës së Leposaviqit mban mbledhjen e radhës

2024/08/12 - 3:38

Kuvendi i Komunës së Leposaviqit sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të cilin e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Gorski Burić.

Gjatë kësaj mbledhje u miratua ndryshimi i Statutit të Komunës dhe ndryshimi i Rregulloreve Komunale, me shumicën e votave PRO.

Anëtarët e Kuvendit diskutuan për projektet e infrastrukturës që ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetarëve. Kryetarit të Komunës z. Lulzim Hetemi iu drejtuan pyetje rreth projekteve të ndryshme nëpër lagjet e fshatrave Shqiptare dhe Serbe, si për ndriçim, kanalizim dhe shërbime të tjera, të cilave kryetari iu përgjigj.