Republika e Kosoves

Leposaviq

Përurohet Nënstacioni policor në Soçanicë të Leposaviqit

2024/08/02 - 5:35

Sot u bë përurimi i Nënstacionit policor në Soçanicë të Leposaviqit nga Kryetari i Leposaviqit z. Lulzim Hetemi, Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, Ministri i Ministris së punëve te brendshme z. Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policis së Kosovë z. Gazmend Hoxha.

Vlera financiare e këtij projekti është 46 mijë e 400 euro. Nga një dhomë me kushte të mjerueshme, tashmë hapësira është prej 75m2, me më shumë kapacitet dhe me kushte të dinjitetshme pune për personelin policor. Si kudo në Republikën e Kosovës, dyert e këtij nënstacioni në Soçanicë do të jenë gjithmonë të hapura për të gjithë qytetarët, nga të gjitha komunitetet, për të adresuar çdo kërkesë të tyren e ofruar shërbim sa më cilësor.

Ky rindërtim është një dëshmi tjetër e investimit tonë në Policinë e Kosovës, sidomos për kushte më të përshtatshme të punës, por edhe për më shumë siguri e qasje të shpejtë edhe për qytetarët e veriut të vendit dhe të zonës së Soçanicës.