Diskutimi final për Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal për Komunën e Lipjanit 2024-2029
2024/11/18 - 3:03
Gjatë ditës së sotme, organizuar nga Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim, u mbajt punëtoria për Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2024-2029, një hap kyç drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përfshirjes së gjerë për të siguruar një strategji gjithëpërfshirëse dhe efektive. Ndërsa, drejtorët e drejtorive komunale diskutuan prioritetet dhe objektivat kryesore që synojnë nxitjen e rritjes ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Ky aktivitet u mbështet nga USAID-i në kuadër të programit “Qeverisja e Pronës”.