2024/03/07 - 4:02
Në Komunën e Lipjanit gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit të Komunës është mbajtur debati i dytë publik lidhur me Planin Lokal të Veprimit të Barazisë Gjinore.
Nënkryetri i Komunës së Lipjanit Diamant Bytyqi, fillimisht tha se Komuna e Lipjanit ka organizuar një varg punëtori në bashkëpunim me organiazatat e UN Women Kosovë dhe me qëllim që ky Draft Plan të jetë jetë sa ma e kompletuar. Ai po ashtu ka prezantuar ketë dokument, duke kërkuar nga të pranishmit propozime konkrete të cilat e pasurojnë këtë plan.