Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim sot ka organizuar diskutim publik për Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal për Komunën e Lipjanit
2024/09/20 - 2:37
Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim sot ka organizuar diskutim publik për Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal për Komunën e Lipjanit.
Me këtë rast, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Daut Azemi, theksoi rëndësinë e këtij dokumenti dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit në këtë proces, në mënyrë që ky dokument të jetë sa më i kompletuar dhe gjithëpërfshirës.
Po ashtu edhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, z. Shkelzen Hajdini, theksoi rëndësinë e strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal, me fokus në fushat kryesore që do të mbulojë ky dokument.
Gjatë takimit, të pranishmit patën mundësinë të diskutojnë dhe të shqyrtojnë draftin e strategjisë, duke kontribuar me ide dhe rekomandime që synojnë përmirësimin e këtij dokumenti tejet të rëndësishëm për pushtetin lokal.
Ky diskutim publik u organizua në bashkëpunim me OSBE-në.