Është mbajtur takim me dy grupet e auditimit social në Komunën e Lipjanit
2024/11/12 - 3:15
Është mbajtur takim me dy grupet e auditimit social në Komunën e Lipjanit, i realizuar nga organizata Demokraci Plus dhe Ekipet e Auditimit Social.
Në takim me përfaqësuesit e Demokraci Plus (D+) dhe ekipet e auditimit, nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, pranoi raportet me rekomandime për projektet kapitale të monitoruara. Bytyqi falënderoi qytetarët e Lipjanit për pjesëmarrjen aktive në këtë proces, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.
Auditimi social u dha qytetarëve mundësinë të identifikojnë mangësitë në projektet kapitale të monitoruara. Kjo qasje ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe fuqizimin e zërit të qytetarëve, duke forcuar besimin mes qytetarëve, shoqërisë civile dhe komunës.
Projektet e monitoruara përfshijnë “Ndërtimin e Çerdhes në Rufc të Ri faza e II” dhe “Ndërtimin e Sallës së Sporteve në Shkollën Ismail Luma” në Lipjan.