Republika e Kosoves

Lipjan

 

Komiteti për Komunitete ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 33-të me radhë

2024/12/23 - 11:45

Sot, në sallën e takimeve të Komunës së Lipjanit, u mbajt mbledhja e 33-të e Komitetit për Komunitete (KK), e udhëhequr nga kryesuesi, z. Skender Bikliqi, ku u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e Zyrës Lokale për Komunitete informuan anëtarët e KK-së lidhur me punët dhe aktivitetet e këtij sektori, si dhe u miratua plani i punës i Komitetit për Komunitete për vitin 2025.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Komitetit shqyrtuan disa çështje të ndryshme që prekin jetën e qytetarëve të Komunës së Lipjanit.