Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me Drejtorin Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), z. Driton Hetemi, gjatë ditës së sotme kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në Ndërtesën Banesore Sociale në Magurë.