Komuna e Lipjanit promovon programin e strehimit familjar në bashkëpunim me SOS Fshatrat e Fëmijëve
2024/11/15 - 3:55
Gjatë ditës së sotme, Drejtori për Shëndetësinë dhe Përkujdesjen Sociale, z. Shkelzen Hajdini, në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale (QPS) dhe partneritetin e çmuar të SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë, organizoi një sesion promovues për programin e strehimit familjar.
Drejtori z. Hajdini potencoi se Komuna e Lipjanit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të promovuar familjet strehuese të reja, duke inkurajuar të pranishmit të bëhen pjesë e këtij programi jetik për strehimin e fëmijëve në nevojë. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për SOS Fshatrat e Fëmijëve për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në këtë proces.
Kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së qëllimeve të përbashkëta për mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve në nevojë, duke forcuar rrjetin e familjeve strehuese në Komunën e Lipjanit.