Republika e Kosoves

Lipjan

 

Komuna e Lipjanit vazhdon të kryesojë në transparencën buxhetore.

2024/11/11 - 1:00

Në raportin e fundit të publikuar nga Instituti GAP “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave”, Komuna e Lipjanit, me 100 pikë të grumbulluara, është renditur si komuna më transparente📊
Kjo dëshmon edhe një herë se transparenca vazhdon të jetë prioriteti ynë bazik në të gjitha fushat, me theks të veçantë transparenca buxhetore, e cila rrit llogaridhënien dhe besimin në institucionet publike, si dhe ndikon në menaxhim më efikas të parasë publike.
Ne do të vazhdojmë me punë dhe transparencë.