Kryetari Ahmeti priti në takim z. Xhevat Lushi dhe përfaqësuesit e organizatës holandeze CNVP dhe AZHR-Qender, u diskutua studimi i fizibilitetit për sistemin e ngrohjes së qytetit
2024/09/12 - 3:04
Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim z. Xhevat Lushi, së bashku me përfaqësuesit e organizatës holandeze CNVP dhe AZHR-Qender, me të cilët diskutoi për studimin e fizibilitetit të sistemit të ngrohjes së qytetit të Lipjanit.
Gjatë takimit, kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e këtij projekti, duke vlerësuar se një studim i tillë do të ofronte një zgjidhje të qëndrueshme për ngrohjen e qytetit, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët dhe mbrojtjen e mjedisit.
“Realizimi i një studimi të fizibilitetit për ngrohjen e qytetit të Lipjanit do të ishte i mirëpritur për ne dhe pa dyshim do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve tanë, si dhe në përmbushjen e kritereve të Bashkimit Evropian për politikat e gjelbra”, tha kryetari Ahmeti.
Komuna e Lipjanit është e angazhuar për një qytet më të gjelbër, ndërsa investimet në projekte që promovojnë energjinë e qëndrueshme janë objektiva të rëndësishme për zhvillimin e qytetit të Lipjanit.