Kryetari Ahmeti priti në zyrën e tij Kapitenin e KFOR-it, Korhan Aksoy
2024/09/24 - 11:25
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, me rastin e ndërrimit të komandantit të LMT-së, sot ka pritur në zyrën e tij Kapitenin e KFOR-it, Korhan Aksoy, i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të KFOR-it Turk, të vendosur në Lipjan.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti i ka uruar punë të mbarë Kapitenit të ri, Korhan Aksoy, ndërsa Kolonelit Hasan Ozkilicasalan, i cili ka përfunduar mandatin, i ka uruar suksese në detyrat e tij të ardhshme.
Nga ana tjetër, Koloneli Hasan Ozkilicasalan është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin me Komunën e Lipjanit, veçanërisht me Kryetarin Ahmeti, jo vetëm në sferën e sigurisë, por edhe në fusha të tjera me interes për qytetarët e Komunës së Lipjanit.