2024/12/30 - 12:22
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka mbajtur mbledhjen e fundit konsultative me bordin e drejtorëve për vitin 2024
Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi arritjet dhe sfidat që kanë shoqëruar gjithë këtë vit, si dhe përgatitjet për përmbushjen e objektivave të vitit të ardhshëm.
Kryetari Ahmeti falënderoi stafin dhe bordin e drejtorëve për angazhimin dhe përkushtimin e tyre gjatë vitit 2024, duke theksuar se rezultatet e arritura janë fryt i punës së palodhur dhe bashkëpunimit ndërsektorial. Ai gjithashtu ndau pikat kryesore të planeve për vitin e ardhshëm, duke vënë theks të veçantë te projektet që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Lipjanit.
Në përfundim të kësaj mbledhjeje, kryetari z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, uruan të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit për festën e Vitit të Ri, duke shprehur urimet më të mira që viti 2025 të jetë një vit i suksesshëm, me shëndet dhe harmoni në të gjitha familjet në Komunën e Lipjanit