Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, sot, me rastin e 24-vjetorit të ndarjes nga jeta të Komandantit të UÇK-së, Lulzim Morina (Komandant Luli), nga Brigada “135 Agim Zeneli”, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurorë lulesh pranë lapidarit të tij në fshatin Hallaq i Vogël, në nderim të jetës dhe veprës së tij.
Gjatë ceremonisë, kryetari Ahmeti theksoi se është detyrë dhe nderim i përhershëm të kujtojmë dhe respektojmë heronjtë si Komandant Luli, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë që gëzojmë sot. Ai shtoi se jeta dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë burim frymëzimi për brezat e tashëm dhe ata që do të vijnë.