Republika e Kosoves

Lipjan

 

Mbahet debati i dytë publik për Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal për Komunën e Lipjanit 2024-2029

2024/09/25 - 1:50

Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Lipjanit gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit të Komunës ka mbajtur debatin e dytë të hapur publik me qytetarët dhe përfaqësuesit e bizneseve për të diskutuar Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal për Komunën e Lipjanit 2024-2029.
Me këtë rast, Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Valon Pacolli, tha se Komuna e Lipjanit është e interesuar që të ketë një strategji sa më të kompletuar dhe gjithëpërfshirëse, andaj kërkoi nga të pranishmit të jenë sa më aktivë gjatë fazës së konsultimit publik dhe të kontribuojnë me ide dhe rekomandime që kanë për synim avancimin e mëtejshëm të dokumentit.
Gjatë këtij takimi u dhanë propozime konkrete nga pjesëmarrësit lidhur me këtë dokument.