Pas testimit disa ditësh të rreth-rrotullimit në rrugën Haradin Bajrami në qytetin e Lipjanit është konstatuar që për shkak të pamundësisë së zgjerimit të rrugës dhe largimit të trotuareve, ndërtimi i këtij rreth-rrotullimi do të veshtirësonte edhe mëtutje qarkullimin e veturave.
Drejtoria e Infrastrukturës do të angazhohet në planifikimin e trafikut në këtë pjesë të rrugës në të ardhmen përmes vendosjes së semaforëve testues apo shenjave të trafikut me qëllim të lehtësimit të qarkullimit.
Andaj, ju njoftojmë që ky rreth-rrotullim nuk do të ndërtohet dhe vendosja e shiritave dhe shenjave ishin pjesë e testimit të përkohshëm.