U mbajt mbledhja e 37-të me radhë e Kuvendit të Komunës së Lipjanit
2024/12/26 - 11:48
Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Komunës së Lipjanit, udhëhequr nga Kryesuesi, z. Daut Azemi, zhvilloi punimet e mbledhjes së 37-të me radhë, ku u shqyrtuan dhe u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës dhe dy pika të tjera shtesë, të propozuara për këtë seancë.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me Nënkryetarin, z. Diamant Bytyqi, gjatë kësaj seance kanë dhënë sqarime për të gjitha pyetjet dhe çështjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Në fillim të kësaj seance u prezantua një informatë nga Këshilli Komunal Koordinues në mbrojtje të viktimave të dhunës në baza gjinore.
• Rregullorja për Transparencë në Komunën e Lipjanit.
• Propozim-vendimi për formimin e Komisionit përzgjedhës AD.hoc për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet publike edukativo arsimore të Komunës së Lipjanit.
• Propozim-vendimi për miratimin e Planit orientues të punës së Kuvendit të Komunës së Lipjanit për vitin 2025.
• Propozim-vendimi për anulimin e Vendimit nr. 15/020/04-59397 për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme – lokaleve afariste në ZK Magurë, i datës 29.11.2024.
• Propozim-vendimi për miratimin e gjuhës turke si gjuhë tradicionale në Komunën e Lipjanit – Qytezën e Janjevës.