Republika e Kosoves

Lipjan

 

U organizua tryezë e rrumbullakët ku u diskutua për shërbimet që ofron zyra për ndihmë juridike falas në Lipjan.

2024/11/12 - 3:36

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi së bashku me kryesuesin e Kuvendit të Komunës z. Daut Azemi, ishin sot pjesë e tryezës së rrumbullakët të organizuar nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, ku u diskutua për shërbimet që ofron zyra për ndihmë juridike falas në Lipjan.
Në fjalën e tij, nënkryetari Bytyqi tha se me funksionalizimin e kësaj zyre po vazhdojmë një mbështetje të rëndësishme për të siguruar qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët, pavarësisht gjendjes së tyre financiare.
“Kjo zyrë është një mundësi që secili qytetar të marrë ndihmë juridike profesionale dhe mbështetje në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Andaj, falenderoj Agjencinë për Ndihme Jurike Falas dhe GIZ-in për bashkëpunimin e vazhdueshëm”, është shprehur nënkryetari Bytyqi.
U.D. Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, z. Faton Jashari, vuri në dukje nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Zyrës Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Lipjan, akterëve komunalë dhe organizatave joqeveritare për sigurimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët.
Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Lipjan është e themeluar me qëllim të ofrimit të shërbimeve të ndihmës juridike pa pagesë për qytetarët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Në Lipjan, ju mirëpret znj. Zana Bikliçi Berbatovci
☎️046/127-077
🗓️E hënë, e martë dhe e mërkurë
🕗 08:00 – 16:00
📍 Biblioteka e Qytetit, Lipjan, kati I