Republika e Kosoves

Lipjan

 

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi

Këshilli për Siguri është një organ këshillues i kryesuar nga kryetari i Komunës me anëtarë që janë përfaqësues të të gjitha komuniteteve përbrenda komunës.
Qëllimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi është që ta zhvillojë vetëdijesimin lidhur me natyrën e krimeve, parregullsitë dhe sjelljet e dhunshme në komunitetin lokal, t’i identifikojë brengat lidhur me sigurinë publike dhe t’i rekomandojë planet e veprimit, për t’i adresuar këto brenga me përpjekje bashkëpunuese të autoriteteve komunale, komuniteteve lokale dhe Policisë.

Çdo komunë themelon KKSB-në dhe ky themelim bëhet me vendim nga Kuvendi Komunal i Komunës përkatëse.

Detyrat, përgjegjëitë, mbledhjet dhe çështjet tjera që lidhen me punën e KKSB-së janë të përcaktuara me dispozitat e Udhëzimit Administrativ nr.27/2012 MPB – 03/2012 MAPL për Këshillat Komunal për Siguri në Bashkësi.

 

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Lipjanit është themeluar më 31.01.2022, me Vendim të Kuvendit Komunal: