Republika e Kosoves

Lipjan

 

Qasje në Dokumente Publike

Çdo person ka të drejtë për qasje në dokumente publike në mënyrë të njëjtë dhe të barabartë.

Çdo person ka të drejtë në qasje në dokumente publike në bazë të kërkesës. Kjo kërkesë mund të bëhet përmes formës me shkrimelektronike apo verbalisht. Kur kërkesa bëhet verbalisht nga ana e kërkuesit, zyrtari përgjegjës për qasje në dokumente publike i institucionit publik është i obliguar të hartoj kërkesën me shkrim për të vazhduar më tutje.

Çdo person i cili bënë kërkesë për qasje në dokumente publike nuk është i obliguar që të jepë arsye për përdorimin e  dokumenteve publike që të i lejohet qasja në dokumente publike dhe ka të drejtë të mbetet anonim në raport me palët e treta.

Kufizimi i kësaj të drejte bëhet vetëm në rastet e kufizuara dhe specifike të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Institucioni publik në momentin që e regjistron kërkesën, detyrohet që brenda afatit prej shtatë (7) ditëve të nxjerr vendim për lejim e qasjes në dokumentin e kërkuar, ose të nxjerrë vendim të arsyetuar për refuzim të plotë apo të pjesshëm dhe duhet të ju informon lidhur me mjetet e ankimimit.

 

Nëse kërkesa e juaj për qasje në dokumente publike refuzohet plotësisht ose pjesërisht dhe nëse ju nuk pajtoheni me vendimin e tillë, atëherë, ju mund të ankoheni tek:

Agjencia per Informim dhe Privatësi, i cili është organi kompetente për mbikëqyrjen dhe
sigurimin e zbatimit të këtij Ligji dhe
Institucionin e Avokatit të Popullit, i cili i ndihmon qytetarët në realizimin e të drejtës për
qasje në dokumentet publike.

 

FORMULAR KËRKESE PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE