Republika e Kosoves

Lipjan

 

AJËR I PASTËR PËR SHËNDET MË TË SIGURTË!

2021/06/08 - 2:03

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Elmaze Behluli gjatë ditës së sotme ka takuar pëfaqësuesit e projektit për Cilësinë e Ajrit, ku temë diskutimi ishte aktiviteti i Ditëve të Informimit për Cilësinë e Ajrit që do të organizohet në Lipjan me 10 qershor në sheshin Adem Jashari nga ora 10:00-16:00.

Qëllimi i këtyre ditëve të informimit është për të informuar publikun lidhur me rreziqet shëndetësore të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe masat që ata duhet ndërmarrë për të mbrojtur veten, duke ndryshuar sjelljen e tyre dhe duke u përpjekur të ulin nivelin e ndotjes së ajrit.
Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit organizohet në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit dhe është pjesë përbërëse e fushatës së ndërgjegjësimit në të gjithë vendin për ndotjen dhe cilësinë e ajrit, promovuar me sloganin ‘Ajër më i pastër për shëndet më të sigurt’. Fushata është një nga aktivitetet kryesore brenda fushëveprimit të projektit “Furnizimi i shërbimeve të menaxhimit të projektit, të menaxhimit të informacionit për cilësinë e ajrit, të ndryshimit të sjelljes dhe i shërbimeve të komunikimit ”(Projekti i Cilësisë së Ajrit), financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) përmes Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK) dhe zbatuar nga Konzorciumi NIRAS në mbështetje të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AKMM).