Republika e Kosoves

Lipjan

 

Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit në qytetin e Lipjanit

2021/06/10 - 11:30

Edhe Lipjani sot është pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit në të gjithë vendin për ndotjen dhe cilësinë e ajrit, ku këtij aktiviteti i’u është bashkangjitur edhe Kryetari Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë për të promovuar sloganin “Ajër më i pastër për shëndet më të sigurt”’, aktivitet që u zhvilluar në sheshin Adem Jashari në qytetin e Lipjanit.

Kryetari Imri Ahmeti ka falenderuar organizatorët e këtij projekti për këtë aktivitet, duke theksuar se për qytetarët e Lipjanit kjo fushatë ndërgjegjesuese është mëse e mirëseardhur në mënyrë që të jenë të infomuar më shumë për rreziqet shëndetësore të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe masat që ata duhet ndërmarrë për të mbrojtur veten.
Fushata është një nga aktivitetet kryesore brenda fushëveprimit të projektit “Furnizimi i shërbimeve të menaxhimit të projektit, të menaxhimit të informacionit për cilësinë e ajrit, të ndryshimit të sjelljes dhe i shërbimeve të komunikimit ”(Projekti i Cilësisë së Ajrit), financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) përmes Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK) dhe zbatuar nga Konzorciumi NIRAS në mbështetje të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AKMM).