Republika e Kosoves

Lipjan

 

Drejtoresha e DKRS-së Anila Reçica Llugiqi përmbyll ciklin e takimeve në SHBA

2022/11/04 - 3:36

Si e përzgjedhur nga Zyra e Kongresit për Udhëheqje Ndërkombëtare dhe e nominuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Lipjanit, Anila Reçica Llugiqi, sot ka përmbyllur ciklin e takimeve në SHBA.
Si pjesë e programit “Open World Program 2022” ajo ka ndarë përvojat dhe ka theksuar se është mjaftë e rëndësishme të shohësh nga afër politikat amerikane, kulturën, sportin, funksionimin e pushtetit lokal, bashkënimin institucional me organizata joqeveritare dhe shumë aktivitete të tjera të parapara në programin e vizitës së saj në shtetin mik, Amerikën.
Drejtoreshë Anila, deri sa po qëndron në Washington DC dhe Iowa State, ka nënvizuar se praktikat e marra për bashkëpunime reciproke do të jenë pjesë e punës sonë të përditëshme, deri në arritjen e synimeve tona të përbashkëta për një shtet të drejtë dhe të fuqishëm.