Republika e Kosoves

Lipjan

 

Drejtuar nga Kryetari Ahmeti është mbajtur mbledhja e parë konsultative e Bordit të Drejtorëve për vitin 2024

2024/01/10 - 4:27

Drejtuar nga Kryetari i Komunës, z. Imri Ahmeti, sot është mbajtur mbledhja e parë konsultative e Bordit të Drejtorëve për vitin 2024.
Në këtë takim u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me realizimin e projekteve të planifikuara për këtë vit dhe ngritjen edhe më tutje të efikasitetit në ofrimin e shërbimeve administrative dhe shërbimeve publike.
Kryetari z. Imri Ahmeti ka kërkuar nga drejtorët angazhim maksimal në dinamikën e punëve dhe shërbimeve. Në të njëjtën kohë është diskutuar edhe për bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare me fokus në aplikimin për grante dhe bashkëfinancim në investime të ndryshme në Lipjan.
Ndërsa, drejtorët e drejtorive kanë raportuar lidhur me punët dhe sfidat e vitit që lamë pas si dhe për planet e vitit që sapo filluam.