Republika e Kosoves

Lipjan

 

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)

2022/06/20 - 8:35

Sot në sallën e Kuvendit të Komunës është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) nën kryesimin e nënkryetarit të Komunës Diamant Bytyqi.
Nënkryetari Bytyqi ka potencuar se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit është e qetë dhe stabile, por se duhet një angazhim maksimal i të gjithëve akterëve që kjo situatë të vazhdoj edhe më tutje.
Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KKSB-së,diskutuan shumë çështje të interesit të përgjithshëm por me theks të veqantë diskutuan projektet që po implementohen në teritorin e Komunës së Lipjanit.
Haqif Rrustemi, Kordinator i KKSB së bashku me anëtarët e tjetë kanë bërë apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit që të kenë kujdes të shtuar në këto ditë ngrohta të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e të zjarreve në sipërfaqet e hapura, malore dhe fushore.
Meqë është edhe sezona e korrje shirjeve, mundësia e zjarrvënjes është më e madhe.
Po ashtu apelojmë që për çdo rast të zjarrit të lajmërohen me kohë, si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet.
Po ashtu në këtë mbledhje anëtarët e KKSB-së, u diskutuan shumë çështje të interesit të përgjithshëm por me theks të veqantë u diskutuan projektet që po implementohen në teritorin e Komunës së Lipjanit.
Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan Naser Sinani ka prezantuar raportin mbi gjendjen e sigurisë në Lipjan duke theksuare dhe bashkëpunimin me insitucionet lokale e sidomos atë të inspektoriatit komunal.