Republika e Kosoves

Lipjan

 

Fillojnë punimet në ndërtimin e çerdhes në Rufc të Ri

2022/09/16 - 3:48

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, së bashku me drejtorin e shkollës SH.F.M.U “Migjeni”, Metush Jashanica kanë përshendetur fillimin e punimeve në ndërtimin e çerdhes në fshatin Rufc i Ri.
Me këtë rast, kryetari Imri Ahmeti, ka uruar banorët e këtyre lokaliteteve për këtë projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm.
“ Është kënaqësi e veçantë që jam prezent këtu, kur kemi raste të tilla ku objektet e tilla do t’i shërbejnë gjeneratave të ardhshme të fëmijeve të këtij regjioni, andaj jam krenar që edhe në këtë projekt arrijmë të kontribuojmë për fëmijët sepse gjithçka fillon me ta”, është shprehur Kryetari Ahmeti.
Kryetari Imri Ahmeti po ashtu ka theksuar se tani po plotësohet standarti për një mirëqenie të qytetarëve tanë, ky objekt që sot po e fillojmë do të jetë i gatshëm në vitin e ardhshëm dhe fëmijët viti i ri shkollor do ti gjejë në këtë çerdhe të re e cila i plotëson sado pak kriteret dhe standartet e kërkuara.
Ahmeti po ashtu, ka uruar që 1 shtatori i vitit të ardhshëm t’i gjejë fëmijët në banka shkollore e mos t’i gjejë si tani në greva, sepse nuk ka prioritet më të madh për prindër e shoqëri se sa ai i edukimit të fëmijëve tanë. Ndër të tjera ai tha se së bashku do mundohemi t’i tejkalojmë edhe këto vështirësi sepse ndër prioritetet tona si shoqëri është edukimi i brezave të ardhshëm si çdo herë që kemi dhënë kntribut.
Ndërkaq, drejtori shkollës SH.F.M.U “Migjeni”, në Rufc të Ri Metush Jashanica, ka falenderuar komunën për ndërtimin e kësaj çerdheje shumë të nevojshme për banorët, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për plotësimin e kërkesave të ndryshme infrastrukturore.