Republika e Kosoves

Lipjan

 

Ftesë për shprehje të interesit në skemën e granteve konkurruese

2021/10/08 - 3:01

Programi i finacuar nga Zvicra Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (MIRU-K) (në tekstin e mëtejmë Programi ose MIRU-K) synon të ndërtojë kapacitete afatgjata të menaxhimit të resurseve ujore në nivel kombëtar në pellgjet e lumenjëve në përputhje me prioritetet socio-ekonomike dhe politike të Kosovës, si dhe nevojat e ardhshme të zhvillimit qëndrueshëm. Programi synon të ndihmojë në zëvendësimin e qasjes aktuale e cila është e fragmentuar me një qasje më gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrje të lartë në menaxhimin e resurseve ujore në shkallën e pellgut të lumenjëve, duke përafruar me parimet e MIRU dhe Direktivës Kornizë të Ujrave të BE -së (EU WFD).

Pjesë e rëndësishme e Programit janë aktivitetet që synojnë qasje të ndryshme (prototipe) si dhe praktikave për zvogëlimin e ndikimeve (presioneve) nga ndotja që vie nga bujqësia në zonat e zgjedhura të Kosovës.

Si pjesë e Skemës së Granteve Konkurruese (SGK), Programi tani fton fermerët individualë të interesuar të paraqesin aplikimet për pjesëmarrje në program trajnimi dhe një program të mëvonshëm të granteve.

Trajnimet do të zhvillohen në objektin e IADK-së në Vushtrri ose në komunat e përzgjedhura brenda tri pellgjeve të lumenjëve.Transporti për në vendin e trajnimit, pavarësisht nga cila komunë vijnë është përgjegjësi e vetë fermerëve të përzgjedhur.

Me anë të kësaj Thirrje të Parë, Programi synon të zgjedhë deri në 60 prodhues, kultivues të mjedrës dhe mollës. Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas kritereve të paracaktuara. Fermerët e përzgjedhur do të bëhen partnerë të projektit në zbatimin e praktikave moderne bujqësore, të dizajnuara për të zvogëluar ndikimet negative në mjedis dhe për të përmirësuar cilësinë e prodhimit.

Zbatimi i trajnimit do të pasohet nga një test për të vlerësuar njohuritë e fituara të kërkuara për nevojat e zbatimit të praktikave të rekomanduara bujqësore. Bazuar në rezultatet nga testi, dhe sipas kritereve të tjera do të përzgjidhen gjithsej 30 prodhues bujqësor me kulturën e mjedrës dhe mollës nga të gjitha komunat e synuara dhe do të bëhen përfitues të grantit të ProgramitNjë parakusht për të qenë përfitiues i grantit është rezultati i marr nga testi, i cili duhet të jetë jo më pak se 30%.

Vlera e secilit grant do të jetë deri në 5,000 EUR dhe do të ndahet në dy pjesë, përkatësisht:

Secili nga përfituesit e përzgjedhur të granteve do të monitorohet në dy sezonet e ardhshme bujqësore dhe do të jetë i obliguar të zbatojë teknikat e sugjeruara të prodhimit në fushën e ujitjes, mbrojtjës dhe ushqimit/plehërimit të bimëve. Gjatë këtyre periudhave, ekspertet e jashtëm do të jetë në dispozicion të fermerëve për trajnime praktike dhe mbështetje specifike sipas kërkesës.

Propozimi për llojin e pajisjeve dhe materialeve që do të financohen nga Programi do të bëhet nga një ekip ekspertësh. Prokurimi i pajisjeve dhe materialit të nevojshëm do të kryhet nga Programi (nuk parashikohen transferime në para të gatshme për fermerët e përzgjedhur).

Trajnimet do të organizohen në periudhën Nëntor – Dhjetor 2021, ndërsa testimi do të organizohet gjatë muajit Janar 2022. Materialet e nevojshme për t’u përgatitur për testin do të jenë në dispozicion të të gjithë pjesëmarrësve në trajnim.

Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve:

  1. Aplikacioni i kompletuar së bashku me të gjitha dokumentet përcjellëse të dhëna në aplikim;
  2. Kandidati duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç, por dhe jo më i vjetër se 65 vjeç;
  3. Vendndodhja e plantacioneve/parcelave bujqësore duhet të jetë në njërën nga pellgjet e synuara të lumenjve: Ibër, Morava e Binçës dhe Lepenc. – një listë e komunave nga të cilat fermerët kanë të drejtë të aplikojnë është bashkangjitur.
  4. Kandidati duhet të jetë një fermer individual me numrin e tij të regjistrimit të fermës, ose regjistrim biznesi – ndonjë formë e regjistrimit ligjor si fermer;
  5. Të ardhurat e familjes nga aktiviteti bujqësor të jenë së paku 30% të të hyrave totale të familjes në vitin e mëparshëm.
  6. Kandidatët që përfshijnë në aktivitetet bujqësore anëtarët e tjerë të familjes (një përjashtim nga ky rregull është kur familja ka një student/studente dhe/ose pensionistë), si dhe punonjës sezonalë dhe punonjës me orar të plotë. Familjet, ku më shumë se gjysma e anëtarëve të rritur sigurojnë të ardhura nga një burim tjetër (p.sh., punësimi) nuk mund të aplikojnë në këtë Thirrje.
  7. Kandidati duhet të jetë pronar i tokës, të ketë dokumentacionin e pronës që i përket një familje të ngushtë ose të ketë lidhur një marrëveshje qiraje për një periudhë të paktën 5 vjeçare duke filluar nga periudha e lidhjes së marrëveshjes me Programin;
  8. Pemishtet me mollë (plantacionet) duhet të kenë një sipërfaqe minimale prej 0.5 ha (të formuara nga një ose më shumë parcela nëse kufizohen me njëra -tjetrën dhe janë në pronësi ose janë marrë me qira nga i njëjti person).
  9. Pemishtet (plantacionet) me mjedër duhet të kenë një sipërfaqe minimale prej 0.25 ha (të formuara nga një ose më shumë parcela nëse kufizohen me njëra -tjetrën dhe janë në pronësi ose marrë me qira nga i njëjti person);
  10. Dendësia e pemishteve me mollë të jetë mbi 1.500 fidanë për hektar;
  11. Mosha e plantacionit të jetë në intervalin 2-15 vjet;
  12. Duhet të ketë qasje në një burim ujit (lum, pus, rrjedhje të ujit sipërfaqësor etj.) në parcelën/plantacionin;
  13. Distanca e parcelës së zgjedhur nga një burim sipërfaqësor i ujit (rezervuari, lumi ose trupi tjetër ujor sipërfaqësor) të jetë jo më larg se 5 km;
  14. Gatishmëri për bashkëfinancim (vetëm në rast të përzgjedhjes për dhënien e grantit). Bashkëfinancimi i pranueshëm përfshin pajisje dhe/ose investime në materiale (p.sh. plehra, mbrojtje të bimëve) për zbatimin e masave agro-mjedisore në përputhje me rekomandimet e ekipit të ekspertëve;
  15. Gatishmëria e kandidatit për të respektuar rekomandimet për zbatimin e masave agroekologjike në parcelën e zgjedhur, të ofruara nga ekipi i ekspertëve, si dhe për të mbajtur evidenca të proceseve në format e parapërgatitura dhe për t’i ndarë rregullisht ato me Programin dhe ekspertët e tij.

Në rastin e paraqitjes së një numri të madh të aplikacioneve, krahas kritereve të më sipërme, do të aplikohen kritere shtesë në lidhje me vlerësimin e ndikimit në mjedis për renditjen e kandidatëve (p.sh. erozioni, vendndodhja në lidhje me zonën ekzistuese të mbrojtur, etj. )

Për të forcuar rolin e grave në menaxhimin e burimeve në bujqësi, në renditjen e aplikacioneve është planifikuar të jepen pikë shtesë për aplikantet gra, si dhe familjet bujqësore që kanë një përqindje më të lartë të përfshirjes së grave. Në rast të pikave të njëjta në renditje, përparësi do t’i jepet familjeve me aplikuese të grave, një numër më të madh të grave dhe një pjesë më të madhe të të ardhurave bujqësore.

Aplikacioni për pjesëmarrje në program, mund të merret në formë elektronike mund te klikoni këtu Kopjet e printuara mund të merren nga zyrat e IADK-së, Sfaraçak i Ulët nr.11, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës, ose në zyret e Skat Consulting Kosovo, 136 Rruga Pashko Vasa, kati 1, nr 5, Prishtinë, Republika e Kosovës. Nëse bëhet aplikimi në formatin e shtypur, aplikimi i plotësuar duhet të dorëzohet në dy kopje (në një nga gjuhët zyrtare): një (1) kopje origjinale dhe një (1) kopje në një zarf të mbyllur, jo më vonë se 20 tetor 2021 tek adresa:

136 Rruga Pashko Vasa, kati 1, nr 5, Pristina, Republic of Kosovo
e-mail: kosovo@skat.ch

Me titull “Aplikimi për trajnim dhe grant për masat agro-mjedisore”

Dorëzimi i aplikacioneve mund të bëhet në formë elektronike (kosovo@skat.ch), me postë ose drejtpërdrejt (me dorë) në zyret e Skat Consulting Kosovo. Për informacion më të detajuar në lidhje me kushtet dhe kriteret e njoftimit, ju lutemi kontaktoni:

Personi kontaktues: Edita Mahmuti, nr. i kontaktit +38344777036 (edita.mahmuti@iadk.org)

Shënim:

Bashkangjitur në këtë njoftim do të gjeni:

  1. Formularin e aplikimit
  2. Listën e komunave për pellgun lumor, fermerët e të cilëve kanë të drejtë për aplikim
  3. Harta e pelgjeve të lumenjve dhe komunave sipas pellgjeve të lumenjëve

[1] Programi MIRU-K është duke u zbatuar nga SKAT Consulting Kosovo Zbatimi i këtij aktiviteti të veçantë (Skema e Granteve Konkurruese) po mbështetet nga Konsorciumi EPICENTAR-IADK