Drejtoria për Infrastukturë në Komunën e Lipjanit informon qytetarët dhe banorët e rrugës “Zylfije Gashi” në Lipjan, ku aktualisht janë duke u zhvilluar punimet për përgaditjen e shtresës së dytë të asfaltimit në të cilën tashmë ka përfunduar shtresa e parë. Ndërsa tani punëkryesit kanë filluar me prerjen dhe ngritjen e pusetave në nivelin përfundimtar, që nënkupton nivelin e shtresës së dytë të asfaltit dhe për këtë arsye janë duke u bërë prerjet e pjesëve ku janë të piketuara vetëm pusetat dhe ujëmbledhësit.
Kjo është procedurë e punëve në rrugë kur ka riasfaltime dhe sanime me dy shtresa sipas projektuesve, menaxherëve dhe sipas ingjinierëve kompetent.