Republika e Kosoves

Lipjan

 

Java Europiane e Lëvizshmërisë – “Dita pa Makina”

2022/09/20 - 3:30

Në kuadër të Javës Europiane së Lëvizshmërisë, Drejtorati për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, sot kanë organizuar aktivitete për lëvizjen e qytetarëve me biçikleta në pjesë të qytetit e që synojnë të promovojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin ambientin.
Këtij aktivitetit i’u bashkangjit edhe Kryetari Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë me ç’rast falenderon të gjithë pjesëmarrësit për përcjelljen e mesazhit i cili kishte për qëllim përmirësimin e shëndetit publik dhe cilësinë e jetës përmes lëvizjes së qytetarëve lipjanas me biçikleta duke ndikuar kështu në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.
Për të shënuar këtë ditë, nisja është bërë nga sheshi “Adem Jashari” dhe ka vazhduar përgjatë rrugës “Skëndërbeu”, duke u kthyer në rrugën “Gjergj Fishta” (përballë shkollës fillore “Vëllezërit Frasheri”, pastaj në rrugën “Hamzë Jashari” (përballë gjykatës) dhe ka përfunduar prap në sheshin “Adem Jashari”.