Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kabinetet e TIK-ut dhe kabinetet për lëndët Muzikë, Kimi, Biologji dhe Fizikë plotë me pajisje

2020/11/19 - 9:43

Është bërë furnizimi i disa shkollave me pajisje teknologjike, shumë të nevojshme për këtë periudhë të pandemisë. Kabinetet për lëndët Kimi, Biologji, Fizikë dhe Muzikë tashmë kanë të gjitha pajisjet e nevojshme profesionale për aktivitetet gjatë orëve të mësimit.

Nxënësit tani kanë mundësi të mira për punën praktike, dhe një mundësi e mirë për angazhimin e nxënsëve për talentet që kanë.

Shkollat me kabinetet e TIK-ut:
SHFMU “Fehmi Agani” Medvec, SHFMU “Haradin Bajrami” Magure, SHFMU “Skënderbeu” Kraishtë, SHFMU “7 Marsi” Poturovc, SHMFU “Zenel Hajdini”, Gadime, SHFMU “Hasan Zyko Kamberi” Sllovi, SHFMU “Vëllezërit Domaneku”, Topliqan, SHFMU “Drita” Rubovc, SHFMU “Ibrahim Krasniqi” Smallushë, SHFMU “Ernest Koliqi” Babush i Muhaxherëve.
Shkollat me kabinetet Kimi, Biologji, Fizik, Muzikë:
SHFMU “Dy Dëshmorët” Dobrajë, SHFMU “Skënderbeu”, Kraishtë, SHFMU “Zenel Hajdini” Gadime, SHFMU “7 Marsi” Poturovc, SHFMU “17 Shkurti” Gllogovc, SHFMU “Ismajl Luma” Lipjan, SHFMU “Ibrahim Krasniqi” Smjallushë, SHFMU “Haradin Bajrami” Magurë, SHFMU “Emin Duraku” Banullë, SHFMU “Kadri Beba” Ribar i Madh, SHFMU “Katër Dëshmorët” Krojmir, SHMFU “Vëllezërit Domaneku” Topliqan, SHFMU “Nezë Bujani” Bujan, SHFMU “Fehmi Agani” Medvec, SHFMU “Drita” Rubovc, SHFMU “Rexhep Akllapi”, Akallap, SHFMU “Vezir Kolshi”, Baicë.