Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kanë filluar korrje shirjet e drithrave të bardha në Komunën e Lipjanit

2022/07/04 - 3:25

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë Rexhep Rexhepi me bashkëpunëtorë, gjatë ditës së sotme kanë vizituar fermerët dhe njëherit kanë hapur fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Lipjanit për vitin 2022.
Drejtori Rexhepi, ka theksuar se aktualisht në Komunën e Lipjanit janë 4354 hektar grurë të mbjellura dhe në teren janë duke operuar mbi 95 Autokumbaja.
Ndërsa, rendimentet për këtë vit sillen rreth 3000 deri 4000 kg për hektar, duke uruar që të jenë edhe më të larta për të gjithë fermerët e Komunës së Lipjanit.