Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kanë nisur punimet për ndërtimin e sallës sportive në fshatin Gllogovc

2022/11/08 - 3:23

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, të marten ka vendosur gurëthemelin e sallës sportive në fshatin Gllogovc.
Projekt ky që pritet të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm, tha Kryetari Imri Ahmeti, duke potencuar se investime në ndërtimet e sallave të tilla janë kryer edhe në vendbanime të ndryshme të Komunës së Lipjanit.
“Sot jemi pranë shkollës së Gllogovcit me ç’rast po inaugurojmë punimet për ndërtimin e sallës sportive për banorët e këtij venbanimi, është projekt që bëhet në kuadër të angazhimeve të mëdha që po bënë Komuna e Lipjanit për të i’u ofruar kushte dhe mundësi nxënësve por edhe banorëve për zhvillimin e aktiviteteve të tyre rekreative sportive”, është shprehur Kryetari Ahmeti.
Ndërkaq, drejtori i sh.f.m.u “17 Shkurti”, në Gllogovc Mehmet Rashiti, ka falenderuar komunën dhe Kryetarin Ahmeti për ndërtimin e kësaj salle sportive edhe për mbështetjen e vazhdueshme në rregullimin e infrastrukturës e sidomos në fushën e edukimit për banorët e fshatit Gllogovc.