Republika e Kosoves

Lipjan

 

KDI ka prezantuar rekomandimet për buxhetin dhe prokurimin publik

2020/02/13 - 12:31

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim Diana Metushi- Krasniqi nga KDI-ja, Artan Canhasin ( USAID TEAM), dhe Bekim Krasniqi nga YAHR ( Asociacioni Rinor për të Drejtat e Njeriut) të cilët kanë prezantuar rekomandimet lidhur me zhvillimin e buxhetit dhe planifikimin të prokurimit publik.

Kryetari Ahmeti ka theksuar se Komuna e Lipjanit është e gatshme çdo herë për një bashkëpunim sa ma të mirë me të gjitha OJQ-të vendore e ndërkombëtare si dhe institute tjera me qëllim rritjes së mëtutjeshme të trasnaprencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.

Gjatë takimit u prezantua edhe gjetjet në procesin e zhvillimit të buxheteve komunale në Kosovë 2019, ku në mesin e tyre është edhe Komuna e Lipjanit.