2023/01/17 - 4:24
Komuna e Lipjanit ka treguar transparencë të lartë në të gjithë indikatorët matës në 𝗧𝗿𝗮𝗻𝘀𝗽𝗮𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗿𝗶𝗻 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹 të publikuar sot nga #KDI në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë”.
Në këtë publikim pasqyrohen të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për gjysmën e dytë të vitit 2022 (korrik – dhjetor).
Kryetari Imri Ahmeti, është shprehur i kënaqur që KDI konfirmon edhe një herë që Komuna e Lipjanit mbetet komuna me transparencë të lartë në nivel vendi.
“Falenderoj të gjithë shëbyesit civil, bashkëpunëtorët dhe qytetarët lipjanas, që zotimin tonë për transparencë e llogaridhënie, një parakusht i qeverisjes së mirë, po e realizojmë edhe në praktikë”, tha ndër të tjera kryetari Ahmeti.
Transparometri Komunal vlerëson 48 indikatorë specifikë që masin elemente të rëndësishme të qeverisjes së mirë dhe përmbushjen e obligimeve ligjore që lidhen me transparencën dhe llogaridhënien në raport me qytetarët e tyre.