Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Lipjan

 

Komuna e Lipjanit fiton grant prej 152,568.00 euro

2021/11/17 - 3:18

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit të komunave në Republikën e Kosovës për Grantin e Përformancës “Mjedisi i Pastër”, Komuna e Lipjanit është kualifikuar si komunë fituese dhe ka përfituar grant me vlerë prej 152,568.00 euro nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ-in, nga indikatorët e MAPL-së.
Kryetari Imri Ahmeti, ka uruar qytetarët për këtë përformancë, duke theksuar se kjo është arritur si rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët me qytetarët.
Urime gjithë qytetarëve të Lipjanit!
Vazhdojmë dhe me tutje që Lipjanin ta bëjmë komunë edhe më të pastër.