Republika e Kosoves

Lipjan

 

Komuna e Lipjanit fituese e Çmimit Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer

2022/11/15 - 3:34

“Sot kemi pranuar një lajm të mrekullueshëm, Komunës së Lipjanit i është dhënë Çmimi Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer.
Komuna jonë ka përfunduar me sukses procesin e vlerësimit për Çmimin Evropian të Qeverisjes së Shkëlqyer (ELoGE) dhe ka arritur një nivel të lartë të qeverisjes, të krahasuar më 12 Parimet e Këshillit të Evropës në kuadër të Qeverisjes së Mirë Demokratike.
Urime të dashur qytetarë!”, Imri Ahmeti, Kryetar i Komunës së Lipjanit