Republika e Kosoves

Lipjan

 

Komuna e Lipjanit ka ndezur dritat e pemës së Vitit të Ri dhe dritat dekorative për festat e fund vitit

2023/12/11 - 7:25

Kryetari i Komunës së Lipjani z. Imri Ahmeti ka ndezur dritat për festat e fund vitit në sheshin Adem Jashari.

Kryetari z. Imri Ahmeti ka thënë se me afrimin e fundit të vitit, ne kemi stolisur qytetin tonë të dashur me drita dekoruese, duke e shëndërruar atë në një vend mahnitës.
“Dekorimi na sjell ngjyra, ngrohtësi e mbi te gjitha dashuri e shpresë dhe na mbush me gëzim dhe pritje. Duke uruar qytetarët për festat e fund vitit dua të falënderoj e të shpreh mirënjohje të lartë për bashkëpunimin dhe kontributin gjatë vitit duke ndërtuar kështu çdo ditë e më shumë qytetin tonë”
Kryetari Ahmeti ka uruar qe festat e fund vitit të na gjejnë, shëndetplotë me gjithë familjen me dashuri dhe respekt mes nesh.