Republika e Kosoves

Lipjan

 

Komuna e Lipjanit ka pranuar një donacion nga NATO-KFOR (Turk LMT)

2020/06/22 - 3:17

Ky donacion, ishte për të ndihmuar QKMF-në në Lipjan me pajisje mbrojtëse kundër COVID-19, si dezinfektues, doreza, maska, syze, aparat për matjen e temperaturës, maska specifike për staf, si dhe rroba komplete për staf mjekësor, etj.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Lipjan, Merita Bytyqi falënderoj NATO-KFOR në emër të Kryetarit Komunës Imri Ahmeti, për ndihmën e dhënë për Komunën e Lipjanit.