Republika e Kosoves

Lipjan

 

Komuna e Lipjanit me masa shtesë anti-covid

2020/07/13 - 11:33

Komuna e Lipjanit me masa shtesë anti-covid

Në Komunën e Lipjanit, Shtabi Emergjent udhëhequr nga Kryetari Imri Ahmeti ka mbajtur takimin e radhës ku janë diskutuar shumë qështje me rëndësi pas rasteve të fundit me Covid-19 në Lipjan.

Kryetari Ahmeti ka marr vendim për zbatimin e masave shtesë për parandalimin e përhapjes së Pandemisë Covid-19.

Duke u bazuar në rritjen e numrit të infektuarve me virusin COVID-19, Komuna e Lipjanit konform me Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi përcakton masa të reja shtesë, si vijon:

1. Apelojmë tek qytetarët e Komunës tonë të respektojnë masat mbrojtëse anti-covid në të mirë të shëndetit të popullatës.
2. Mobilizim maksimal i ekipeve të mjekëve në QKMF, formimi i ekipeve mobile te veçanta dhe sigurimi i masave mbrojtëse për ekipet mjekësore. Sigurimi i Automjetit të ndihmës së parë me dedikim të veçantë për të identifikuarit me COVID-19.
3. Të sigurohen hapësira të nevojshme në objektin e QKMF –së për ndonjë invazion eventual me të identifikuar me covid-19.
4. Ekipet e komunës për ndihma në ushqim – të riaktivizohen, të procedojnë me urgjencë për furnizim me produkte ushqimore për familjet në nevojë.
5. Të gjithë inspektorët e fushave tjera gjatë kësaj periudhe marrinë autorizime shtesë ne fushën e inspektoratit sanitar komunal, ne shërbim te zbatimit te masave anti covid-19.
6. Inspektorët sanitar sipas Ligjit për sëmundjet ngjitëse të pajisin me vendime për vete-izolim çdo person të identifikuar me COVID-19 si dhe familjarët e tyre sipas protokolleve të IKSHP-së.
7. Obligohen Inspektorët sanitar të mbajnë evidencë të saktë në koordinim me drejtorin e QKMF-së për të evidentuarit me COVID-19 si dhe për të shëruarit.
8. Inspektoriati në bashkëpunim me Policinë e Kosovës të zbatojë masat e orarit të punës të bizneseve sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës.
9. Obligohen te gjitha bizneset shërbyese, hoteliere etj, që shërbejnë me tavolina ti reduktojnë tavolinat dhe karriget ne terasa dhe ambiente te hapura me distanca siç kërkohet ne vendimet e Qeverisë.
10. Inspektorati të monitorojë dhe veproj sipas dispozitave ligjore në fuqi për mos përdoruesit e maskave dhe distancës sipas protokollit zyrtar.
11. Të gjithë punëtorët ne të gjitha fushat e të bërit biznes obligohen të respektojnë distancën sociale dhe bartjen e maskave. Asnjë biznes nuk mund tu shërbej konsumatorëve qe nuk janë te pajisur me maska.
12. Te gjitha institucionet lokale komunale duhet te organizojnë punën duke krijuar kushte për distanca dhe përdorimin e maskave nga punëtoret dhe qytetaret.

Imri Ahmeti

Të dashur qytetarë,
Gjendja me COVID-19 në komunën tonë është serioze me trend të rritjes. Javën e fundit kemi shumë qytetarë të identifikuar me COVID-19 si pasojë e moskujdesit të të gjithëve.
Kërkohet shumë më teper kujdes dhe përmbajtje të rekomandimeve të IKSHP, bartja e maskave dhe mbajtja e distancës janë masa mbrojtëse që duhet t’i aplikojmë të gjithë.
Ne ju lutemi me mirëkuptim të marrim seriozisht se Virusi ekziston dhe merrë jeta të njerzëve.
Mos e nënçmoni, mos e injoroni faktin e rrezikut nga ky virus. Në Komunën tonë tash më janë shënuar dy raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19. Me këtë rast shprehim ngushllime familjarëve që humbin më të dashurit e tyre dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të gjithë të identifikuarve me COVID-19.
#Ruajeveten
#Bartemaskën
#Mbajedistancen.

https://kk.rks-gov.net/…/uploads/sites/20/2020/07/vendim.pdf

Image may contain: 2 people
Image may contain: one or more people, people sitting, living room and indoor
Image may contain: 1 person, sitting, table, living room and indoor