Republika e Kosoves

Lipjan

Komuna e Lipjanit pjesë e projektit nga USAID “Komunat Transparente Efektive dhe Llogaridhënëse”

2020/02/14 - 4:50

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti sot ka pritur përfaqësuesin e USAID nga programi “Komunat Transparente Efektive dhe Llogaridhënëse” (TEAM), Jeton Cana me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e USAID kanë informuar Kryetarin Imri Ahmeti që Komuna e Lipjanit është përfituese e projektit “Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse” (TEAM), ku me anë të këtij projekti USAID do ti ofrojë asistencë komunës për të forcuar llogaridhënien dhe duke rritur transparencën dhe efektivitetin në prokurimin publik.
Kryetari Imri Ahmeti ka falënderuar USAID që ka përzgjedhur edhe Komunën e Lipjanit për implementimin e këtij projekti dhe ka shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim sa më të mirë. Kreu lipjanas ka mirëpritur asistencën që do ti ofrohet Komunës së Lipjanit nga ekspertët angazhuar në kuadër të këtij projekti që të avancojmë edhe më tutje në transparencë dhe llogaridhënie.