Republika e Kosoves

Lipjan

Komuna e Lipjanit pranon donacion nga KRM “Pastrimi” një kamion për grumbullimin e mbeturinave

2019/01/16 - 3:00

Komuna e Lipjanit sot ka pranuar një donacion me vlerë 60 mijë euro, një kamion për grumbullimin e mbeturinave që do të jetë në shërbim të njësisë operative të Pastrimi në Lipjan.

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka falënderuar Kryeshefin e KRM Pastrimi, Burim Kelmendin për donacionin që është dhënë që do të shërbej në të mirë të qytetarëve të Komunës së Lipjanit.