Republika e Kosoves

Lipjan

 

Komuna e Lipjanit tani edhe me shtigje moderne të ecjes

2020/10/08 - 11:44

I pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtor dhe zëvendësministrja MAPL-së, Makbule Shkodra dhe qytetarë të tjerë ka bërë përurimin e shtigjeve të ecjes në Lipjan.
Kryetari Ahmeti vlerësoj lartë këtë projekt duke thënë se ky është një projekt modern dhe kjo është vetëm faza parë.
“Do vazhdojmë edhe 2.7 km në fazën e dytë për të krijuar hapësirë dhe mundësi për rekreacion qytetarëve tanë, qytetarët e Lipjanit do të kenë edhe një hapësirë tjetër me kushte shumë të mira për rekreacion dhe ecje.”, shtori Kryetari Ahmeti.
Pas përurimit, po ashtu është mbajtur edhe vrapimi “Vrapimi i Krushqve”, që është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Gara e promovimit të sportit të atletikës do të bëhet tradicionale për qytetin e Lipjanit, fituesit e kësaj gare u shpërblyen:
Kategoria Meshkuj:
Emin Grajqevci Vendi i parë – 200€
Albin Bytyqi Vendi i dytë – 100€
Jesmir Badtiu Vendi i tretë – 50€
Kategoria Femra:
Albana Gashi Vendi i parë – 200€
Fatime Aliu Vendi i dytë – 100€
Hyra Bytyqi Vendi i tretë – 50€