Republika e Kosoves

Lipjan

 

Komuna e Lipjanit zyrtarisht shpallet fituese e Çmimit Evropian për Ekselencë në Qeverisje

2022/11/22 - 9:30

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot ka pranuar Çmimin Evropian për Ekselencë në Qeverisje. Ceremonia e ndarjes së çmimeve është organizuar nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale – ALDA, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Kryetari Imri Ahmeti ishte edhe panelist në këtë ceremoni, ku theksoi se pushteti lokal në Kosovë për çdo ditë e më shumë po arrinë standarde të larta të qeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve cilësore për qytetarët. Ai po ashtu ka thënë se edhe në Kosovë si në çdo vend tjetër, mirëqenia dhe cilësia e jetës dhe realizimi i të drejtave të qytetarëve varet shumë nga niveli i qeverisjes së pushtetit lokal.
Komuna e Lipjanit ka përfunduar me sukses procesin e vlerësimit për Çmimin Evropian të Qeverisjes së Shkëlqyer (ELoGE) dhe ka arritur një nivel të lartë të vlerësimit për 12 Parimet të përcaktuara nga Këshilli i Evropës në kuadër të Qeverisjes së Mirë Demokratike.
Procesit të vlerësimit i’u janë nënshtruar komunat nga Kosova, Maqedonia Veriore dhe Kroacia.