Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Ahmeti ka mbajtur takim publik me qytetarë

2021/12/29 - 3:59

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot në sallën e Kuvendit Komunal në përmbyllje të vitit 2021, ka mbajtur mbledhjen publik me qytetarë, të cilët i ka njoftuar për punën njëvjeçare të qeverisjes lokale dhe ka diskutuar për projektet, sfidat dhe të arriturat e komunës në vitin që po e lëmë pas.

Me këtë rast Kryetari Ahmeti është shprehur i kënaqur me shpenzimin e buxhetit dhe investimet që janë bërë përgjatë kësaj periudhe, investime këto të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

Duke e vlerësuar vitin 2021 si një ndër vitet më të suksesshme për Komunën e Lipjanit, Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët që të jenë sa më aktiv dhe përmes kërkesave, vërejtjeve dhe sygjerimeve të bëhen pjesë e vendimmarrjes. Ai është shprehur i bindur që edhe vitin e ardhshëm dhe në vitet në vazhdim do të ketë progres edhe më të shtuar në realizimin e projekteve të shumta që kanë impakt në jetën e qytetarëve lipjanas.

Qytetarët pjesëmarrës në këtë takim uruan kryetarin Ahmeti për mandatin e ri dhe shprehën falenderime për punët që ka kryer deri më tani. Ata po ashtu paraqitën kërkesat e tyre për investime në të ardhmën krahas lokaliteteve ku ata jetojnë.