Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Ahmeti ka mbajtur takim publik me qytetarë

2022/06/27 - 3:46

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur takim publik me qytetarë të Komunës së Lipjanit dhe ka njoftuar ata për punën e gjashtëmujorshit të parë të vitit 2022 të qeverisjes lokale. Në të njejtën kohë janë diskutuar të arriturat por dhe sfidat të cilat e kanë përcjellur komunën gjatë kësaj periudhë.
Kryetari Ahmeti, para qytetarëve lipjanas ka prezantuar punët dhe aktivitetet si dhe ka folur për të hyrat buxhetore dhe shpenzimet financiare, me ç’rast ka theksuar se ka pasur pogres të shtuar në të gjitha fushat.
Kryetari Imri Ahmeti gjatë këtij takimi ka ftuar qytetarët që të jenë sa më bashkëpunues sa më aktiv që nëpërmjet sugjerimeve, vërejtjeve dhe kërkesave të bëhen pjesë e vendimmarrjes në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.
Ndërsa, qytetarët pjesëmarrës kanë bashkëbiseduar me Kryetarin Ahmeti për angazhimet e komunës në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve lipjanas. Po ashtu qytetarët kanë shprehur edhe shqetësimet e tyre lidhur me ngritjen e çmimeve në përgjithsi.