Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Ahmeti ka mbajtur takim publik me qytetarë

2020/12/21 - 12:58

Në përmbyllje të vitit 2020, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur takim publik me qytetarë lipjanas, ku i ka njoftuar ata për punën njëvjeçare të qeverisjes lokale dhe ka diskutuar për të gjitha projektet, të arriturat dhe sfidat të cilat e kanë përcjellur Komunën e Lipjanit përgjatë këtij viti.

 

Me këtë rast Kryetari Ahmeti është shprehur i kënaqur me investimet që janë bërë përgjatë kësaj periudhe, duke pasur parasyshë edhe periudhën e pandemisë Covid-19.

 

Përveç të arriturave Kryetari Imri Ahmeti para qytetarëve ka prezantuar edhe problemet me të cilat janë ballafaquar në vitin që po e lëmë pas.

 

Ndërkaq, qytetarët e kanë shprehur falënderime për kryetarin Ahmeti, për punët e kryera dhe në të njejtën kohë ata kanë paraqitur kërkesat për investime në të ardhmen krahas lokaliteteve të tyre e të cilat të orientuara rreth infrastrukturës.