Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Ahmeti mbajti mbledhjen publike me qytetarë

2020/06/22 - 3:12

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur mbledhjen publik me qytetarë, mbledhje kjo me karakter informues dhe bashkëbisedues me qytetarët lipjanas.

I pari i Lipjanit para qytetarëve ka prezantuar punët të cila po bëhen në teren, në të njëjtën kohë ka ftuar qytetarët që të jenë sa më bashkëpunues me autoritetet e komunës për një punë më të mirë dhe efikase.
Po ashtu, kryetari Ahmeti ka njoftuar të pranishmit edhe për masat që ka ndërrmarrë Komuna e Lipjanit për menagjimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Ndërkaq, qytetarët prezent në këtë takim kanë shprehur falënderime për kryetarin Ahmeti, për punët e kryera si dhe për ndihmën e mbështetjen në forma të ndryshme që u ka ofruar komuna qytetarëve në tejkalimin e situates së krijuar nga virusi COVID – 19.
Në të njëjtën kohë ata kanë paraqitur kërkesat për investime në të ardhmen krahas lokaliteteve të tyre e të cilat janë më me prioritet për ta.