Republika e Kosoves

Lipjan

Kryetari Ahmeti mbajti takimin publik me qytetarët e Komunës së Lipjanit

2018/12/27 - 3:50

Në përmbyllje të vitit 2018, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur takim publik me qytetarë lipjanas, ku i ka njoftuar ata për punën njëvjeçare të qeverisjes lokale dhe ka diskutuar për të gjitha projektet, të arriturat dhe sfidat të cilat e kanë përcjellur Komunën e Lipjanit përgjatë këtij viti. Me këtë rast Kryetari Ahmeti është shprehur i kënaqur me investimet që janë bërë përgjatë kësaj periudhe, investime këto të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

Kryetari Ahmeti është shprehur i bindur që edhe vitin e ardhshëm dhe në vitet në vazhdim do të ketë progres edhe më të shtuar në realizimin e projekteve të shumta e që janë të rëndësishme për qytetarët lipjanas. Ai po ashtu ka theksuar se deri më tani nuk është përjashtuar ndonjë fshat, është investuar në shumicën e fshatrave dhe gradualisht do të investohet në të gjitha fshatrat, varësisht nga prioritetet dhe mundësitë buxhetore. ”Jemi të njohur me problemet të cilat ballafaqohen lokalitetet e komunës sonë, prandaj do të bëjmë përpjekje që ato nevoja të lokaliteteve t’i përfshimë në listën e investimeve kapitale në vitin 2019 dhe në vitet në vijim” është shprehur Kryetari Ahmeti. Ndërkaq, qytetarët e kanë shprehur falënderime për kryetarin Ahmeti, për punët e kryera dhe në të njejtën kohë ata kanë paraqitur kërkesat për investime në të ardhmen krahas lokaliteteve të tyre e të cilat të orientuara rreth infrastrukturës. Në fund, Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, ka falenderuar qytetarët e pranishëm në këtë takim publik të organizuar për këtë fundvit dhe njëkohësisht ka kërkuar nga ata që të jenë aktiv dhe nëpërmjet sugjerimeve, vërejtjeve dhe kërkesave të bëhen pjesë e pandashme e ndikimit në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor
Image may contain: 1 person
Image may contain: 3 people, people sitting and indoor