Republika e Kosoves

Lipjan

Kryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshje me ASB Gjermane për të ndihmuar 15 familje në Lipjan me nga 2,950.00 Euro

2019/01/29 - 2:18

Kryetari Imri Ahmeti sot ka pritur në takim Anesa Topko përfaqësuese e Organizatës Gjermane ASB.

Në këtë takim Kryetari Ahmeti ka nënshkruar deklaratën për bashkëfinancim ku do të ndihmohen 15 raste më ekstreme sociale në Komunën e Lipjanit ku do të ofrohen grante.

Kryetari Ahmeti u shpreh falënderues ndaj organizatës ASB duke thënë se Komuna e Lipjanit do të vazhdojë bashkëpunimin.

Ky projekt do të mbështes me nga 2,950.00 Euro 15 familje që përkasin rasteve sociale në Komunën e Lipjanit.

Komuna e Lipjanit do të ndihmojë këtë projekt me vlerë prej 6,500. 00 Euro.

Image may contain: 5 people, people smiling, people sitting and indoor
Image may contain: 5 people, people smiling, people sitting and indoor