Republika e Kosoves

Lipjan

 

Kryetari Ahmeti ngushëllon familjen Zeneli

2020/07/30 - 4:08

Kryetari Ahmeti ngushëllon familjen Zeneli

 

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES ZENELI

 

E nderuar Familje Zeneli,

 

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, Profesorit  z. Naim Zeneli.

 

Më lejoni që në emër të të gjitha institucioneve të  Komunës së Lipjanit dhe në emër timin të ju shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen e hershme nga jeta të Profesorit z. Naim Zeneli.

 

Profesori do të mbetet në kujtesë si një mësimdhënës i përkushtuar dhe për punën e tijë të palodhshme, identiteti i tij do të jetoj në mendjen e secilit koleg, mik e nxënës që kishte rastin t’a njoh.

 

Ngushëllime familjes Zeneli, miqve, kolegëve, dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.